Gashi: Edhe Serbia e dënoi me rezolutë masakrimin e boshnjakëve, refuzimi nga Shqipëria është “ekstra ultra super skandal”

  • A.P /
  • 12 May 2022 - 19:00
Gashi: Edhe Serbia e dënoi me rezolutë masakrimin e boshnjakëve, refuzimi nga Shqipëria është “ekstra ultra super skandal”

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas refuzimit të Kuvendit të Shqipërisë për ta miratuar sot një rezolutë që e dënon gjenocidin në Srebrenicë.

Ai ka thënë se ky refuzim është “ekstra ultra super skandal”.

Gashi ka sjell në kujtesë se gjenocidin në Srebrenicë e ka dënuar edhe Parlamenti i Serbisë më 30 mars të vitit 2010.

“Merreni me mend: deri edhe vet Parlamenti i Sërbisë, më 30 mars 2010 ka miratuar një rezolutë që e dënon masakrimin e më shumë se 7 mijë boshnjakëve në Srebrenicë, e Parlamenti i Shqipërisë paska refuzuar sot miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Ky refuzim është ekstra ultra super skandal”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)