Selakoviq: Katër shtete tërhoqën njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka deklaruar se presidentit Aleksandar Vuçiq ia ka dorëzuar sot notat e katër vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka autorizuar presidentin Vuçiq që të informojë publikun e gjerë për vendet në fjalë kur ai e sheh të nevojshme”, tha Selakoviq.
Derisa ka përmendur edhe dy shtete që sipas tij po e ndihmojnë Kosovën.
Në media u raportua se mbledhja ishte thirrur për Kosovën pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj. Autoritetet e Kosovës të enjten zyrtarisht aplikuan në këtë organizatë e cila merret me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.
(Kosova Sot Online)
