Kryediplomati kroat takohet me Blinkenin/Paralajmëron se mund të ketë radikalizim në Bosnjë

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 16:11
Kryediplomati kroat takohet me Blinkenin/Paralajmëron se mund të ketë radikalizim në Bosnjë

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman i ka kërkuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Berlin që t’i angazhojë më tej Shtetet e Bashkuara në reformën zgjedhore në Bosnjë dhe paralajmëroi se përndryshe mund të ketë radikalizim në vend, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

“Unë i përcolla Sekretarit të Shtetit të SHBA-së shqetësimin tonë të madh për mundësinë e humbur për ta ndryshuar ligjin zgjedhor të BeH. Paralajmërova gjithashtu për radikalizimin e mundshëm të situatës pas zgjedhjeve”, iu tha gazetarëve Grliq Radman.

Ai shtoi se i kishte kërkuar Blinken një prani edhe më të fortë dhe ndihmë për udhëheqësit boshnjakë që të bien dakord me përfaqësuesit kroatë për rregullat për zgjedhjet e tetorit

Të dy zyrtarët morën pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të cilët përsëritën mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

(Kosova Sot Online)