Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës, Abraham thirrje Italisë që ta vendos në agjendën e 20 majit

  • E.K /
  • 16 May 2022 - 13:12
Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës, Abraham thirrje Italisë që ta vendos në agjendën e 20 majit

Deputeti gjerman Knut Abraham, i ka bërë thirrje Italisë e cila është duke udhëhequr me presidencën e Këshillit të Europës, që ta vendos Kosovën në agjendën e takimit të 20 majit ku do të mblidhen në Torino Komiteti i Ministrave të shteteve që janë anëtare të Këshillit të Europës.

“Koha për të vepruar: I bëj thirrje qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës tani, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës në Torino të premten. Momenti i duhur duhet të përdoret tani”, ka shkruar në Twitter deputeti nga CDU/CSU.

Abraham ka pasur një thirrje edhe për qeverinë gjermane.

“Qeveria Federale duhet ta mbështesë në mënyrë proaktive aplikacionin. Çështja tani është të mos humbni kohë”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)