Osmani uron presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 14:28
Osmani uron presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të hënën presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), sheikun Mohamed bin Zayed.

Përmes një postimi në “Twitter”, Osmani ka thënë se nën lidershipin e presidentit të ri arab, Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të kenë marrëdhënie të shkëlqyera.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës, i uroj lartësisë së tij, sheikut Mohamed bin Zayed suksese si president i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam e bindur se nën lidershipin e tij, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara do të forcohen, duke u ndërtuar në marrëdhënie tashmë të shkëlqyeshme”, ka shkruar Osmani”.

Kujtojmë se sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan është zgjedhur president i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe në vend të ish-presidentit, sheik Khalifa bin Zayed Al Nahyan, i cili ka ndërruar jetë javën e kaluar.

(Kosova Sot Online)