LVV e futi në listë Vrenezin me aktakuzë për keqpërdorim detyre, deputetja u dënua sot

  • E.K /
  • 17 May 2022 - 13:53
LVV e futi në listë Vrenezin me aktakuzë për keqpërdorim detyre, deputetja u dënua sot

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, u dënua sot me tri vjet burgim dhe gjobë për keqpërdorim të detyrës, sa ishte zyrtare në komunën e Prizrenit. Ndaj saj ishte ngritur aktakuzë tashmë, kur Vrenezi po ia mësynte Kuvendit.

Gjykata e Prizrenit i dënoi Islam Thaqin dhe Jetmire Vrenezin me nga tri vjet burg dhe dymijë euro gjobë për keqpërdorim të detyrës, si zyrtarë të drejtorisë së Inspeksioneve në Prizren.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, kishte ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, të cilët i ngarkonte me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Megjithatë aktakuza e ngritur nuk e kishte penguar rrugën politike të deputetes së tanishme.

Ajo u bë pjesë e Kuvendit nga zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, si pjesë e LVV-së.

Vrenezi, për të cilën, në faqen zyrtare të LVV-së thuhet se është aktiviste prej 10 vjetësh, në fushatë ka shoqëruar kryeministrin Albin Kurti dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

(Kosova Sot Online)