Kurti e quajti Srpskan krijesë te gjenocidit, Mujanoviq: Duhet të bëjmë më shumë t’ia kthejmë favorin Kosovës

  • G.G /
  • 19 May 2022 - 13:50
Kurti e quajti Srpskan krijesë te gjenocidit, Mujanoviq: Duhet të bëjmë më shumë t’ia kthejmë favorin Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Atlantikut, ka kërkuar që të mbështetet edhe Bosnja e Hercegovina po aq sa Kosova, duke argumentuar se në këtë shtet Rusia ka tendenca të drejtëpërdrejta për ta bërë shtet jofunksional.

Madje, etnitetin Republika Srpska të Bosnje e Hercegovinës, Kurti e quajti edhe si krijesë të gjenocidit dhe se tani po abuzon me marrëveshjen e paqes, atë të Dejtonit.

Kjo deklaratë i kryeministrit kosovar i ka pëlqyer shkencëtarit boshnjak të politikës, Jasmin Mujanoviq, i cili në profilin e tij shkroi se Kosovës duhet t’i kthehet ky nder.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zgjodhi me kujdes fjalët e tij gjatë Këshillit Atlantik, ai iu referua etnitetit të Bosnjës, Republikës Srpska, si një produk i gjenocidit, duke e përkufizuar atë si një lëvizje strategjike të Rusisë për destabilizimin e Bosnjës dhe nxit për një mbështetje më të madhe për Sarajevën,  Kosova është duke ofruar ndihmë të jashtëzakonshme diplomatike për Bosnje e Hercegovinën”, ka shkruar Mujanoviq.

Ai ka thënë se jo shumë njerëz në Bosnje janë të vetëdijshëm për interesin që ka ndjenja e solidaritet nga udhëheqja aktuale e Prishtinës për çështjet boshnjake.

“Është një ndryshim i rëndësishëm strategjik dhe Sarajeva me akterët pro-boshnjakë duhet të bëjnë më shumë për t’ia kthyer favorin Kosovës”.

Kurti në Këshillin Atlantik ka thënë se është i shqetësuar që ekziston një autokraci në Ballkan dhe që lideri i saj, duke aluduar te Milorad Dodik, është i lidhur drejtpërdrejt me Rusinë.

“Unë nuk mendoj se kemi vetëm një Kaliningrad nga Polonia dhe vendet baltike. Ne kemi një në Ballkan, në Republikën Srpska. Republika Srpska është një krijesë e gjenocidit, jo vetëm në Srebrenicë. Pra, kanë kryer gjenocid ndaj boshnjakëve dhe pastaj e krijuan republikën e tyre. Dhe tani po abuzojnë me një marrëveshje paqeje, siç është Marrëveshja e Dejtonit, për ta bërë Bosnjë dhe Hercegovinën jofunksionale. Kremlini po ndjek shtetet e dështuara. Pra, ne jemi të shqetësuar se atje është një autokraci në Republikën Srpska me një lider që ka lidhje të drejtpërdrejta me Moskën. Në fakt, ajo nuk kalon fare nga Beogradi. BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i kushtojnë energjinë e tyre Bosnje-Hercegovinës, ashtu siç duhet Kosovës”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)