Blerim Latifi: Si duket presidentja ka vuajtur shumë nga pesha dhe dukja e saj

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 22:40
Blerim Latifi: Si duket presidentja ka vuajtur shumë nga pesha dhe dukja e saj

Analisti politik dhe profesori Blerim Latifi ka komentuar pamjen e presidentes Vjosa Osmani në një mbrëmje që mori pjesë ditë më parë.

Latifi  tha se si duket presidentja Osmani e ka vuajtur shumë bullizmin që i është bërë nga pesha dhe dukja e saj.

“Kjo si duket e ka vujt shumë bullizmin dhe fushatën që ia kanë bë militantët e partive tjera për peshën e saj, dukjen e saj, sic duket e ka vujt shumë. Me këtë ajo po don me tregu që i ka dhënë fund kësaj pune, uroj që ta ndrrojë profilin e bërit politikë, e të mos merret me këto sene, se këto tek e fundit janë të parëndësishme me shku nëpër këto mbrëmje.

 Presidentja ka punë më të rëndësishme se sa me u duk nëpër këso mbrëmje”, tha Latifi.

(Kosova Sot Online)