Asambleisti i LDK’së e lagu me ujë Drejtorin nga VV’ja, reagon Shpejtim Bulliqi

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 14:34
Asambleisti i LDK’së e lagu me ujë Drejtorin nga VV’ja, reagon Shpejtim Bulliqi

Kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka quajtur akt të shëmtuar veprimin e asambleistit të LDK’së, Ekrem Rrahmanit, i cili gjatë seancës së sotme të Kuvendit Komunal, e lagu me ujë Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu.

Sipas Bulliqit, sjellje të tilla janë të papranueshme, derisa ka uruar që veprime të tilla të mos shihen më në Kuvend Komunal.

“Një akt i shëmtuar ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal në Podujevë, kur asamblisti i LDK-së Ekrem Rrahmani ka sulmuar me ujë drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, i cili ishte duke prezantuar sukseset e qeverisjes komunale në arsim.  Këshilltari në fjalë, në mungesë të argumenteve, ka zgjedhur si mjet arrogancën dhe primtivizmin për t’ia ndërprerë fjalën drejtorit.  Sjelljet e tilla, përveçse të pahijshme janë edhe të papranueshme. Andaj e dënoj ashpër një akt të tillë”, ka shkruar Bulliqi.

(Kosova Sot Online)