Kurti pas ardhjes së dy gazetarëve ukrainas: Kombet përcaktohen në kohë grindjesh

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 14:37
Kurti pas ardhjes së dy gazetarëve ukrainas: Kombet përcaktohen në kohë grindjesh

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shkruar për ardhjen e dy gazetarëve tjerë ukrainas në vendin tonë.

Ai ka thënë se Kosova solidariozohet me Ukrainën dhe kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish.

Postimi i plotë i tij:

“Kosova u bë sot shtëpia e dy gazetarëve të tjerë ukrainas përmes programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë” të sponsorizuar nga qeveria. Mirë se vini Liudmyla dhe Serhii. Kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish, po kështu edhe njerëzimi. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën.”, është shprehur Kurti në profilin e tij në Facebook.


(Kosova Sot Online)