Në Bruksel përdoret edhe kjo gjuhë, marrëveshja me Serbinë “Hotel me 4 yje, apo hotel me 5 yje”

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 15:56
Në Bruksel përdoret edhe kjo gjuhë, marrëveshja me Serbinë “Hotel me 4 yje, apo hotel me 5 yje”

Në Bruksel përdoret edhe kjo gjuhë, marrëveshja me Serbinë “Hotel me 4 yje, apo hotel me 5 yje”

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka rrëfyer në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme për një diskutim në Bruksel lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi përmendi një përgjigje të kryeministrit Albin Kurti, kur në kryeqendrën e diplomacisë europiane ishte marrë një shembull me hotel, për ta përshkruar arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

“Kemi pasur – nëse më kujtohet – njëherë në Bruksel një diskutim rreth kësaj ku neve na është thënë që diskutimet funksionojnë në atë mënyrë që sikurse në një hotel ku ne detyrohemi ta rregullojmë dhomë për dhomë”, tha Bislimi.

Për këtë, Kurti kishte përgjigje.

“Dhe përgjigja e Z. Kurti ka qenë që ashtu rregullohen, mirëpo fillimisht vendoset kualiteti i hotelit, a është me 4 yje apo 5 yje, sepse pastaj edhe rregullimi i dhomave vendoset nga kualiteti i hotelit”, tha zëvendëskryeministri.

(Kosova Sot Online)