Haradinaj: Kurti në çdo pushtet i ka vendosur njerëzit që janë nën kontrollin e tij

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 21:43
Haradinaj: Kurti në çdo pushtet i ka vendosur njerëzit që janë nën kontrollin e tij

I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar punën e presidentes Vjosa Osmani. Sipas tij, ajo vepron e dirigjuar nga shefi i ekzekutivit. Thotë se Kosova ka gabuar që lejoi të gjitha pushtetet në dorën e kryeministrit Albin Kurti.

“Është praktikë të sundimtarëve, i kërkojnë vetëm të nënshtruarit. U besojnë vetëm atyre që i kanë të nënshtruar, që i mbajnë peng. Shihet që z.Kurti është kujdesur që në çdo pushtet të caktuar t’i ketë njerëzit e nënshtruar që janë nën kontrollin e tij”, tha Haradinaj

“Shihet që z.Kurti nuk u beson njerëzve të tjerë që i kanë bindjet e veta, por vepron sistematikisht me vendos njerëz të nënshtruar, njerëz që i mban peng, që janë të shantazhuar. Njerëz që VV i kontrollon ose i merr në pyetje që i interviston për çdo gjë”, shtoi ai.

“Dëshira jem në atë kohë ka qenë mos me ja leju Kurtit gjithë këtë grumbullim pushteti dhe gjithë këtë fuqi. Është gabim me ja lë dikujt që ka këto prirje sundimtare gjithë këtë pushtet”, theksoi Haradinaj.

(Kosova Sot Online)