Shkencëtarët kanë zbuluar: Mos vrisni kurrë një merimangë që gjeni në një shtëpi

  • E.K /
  • 24 May 2022 - 14:17
Shkencëtarët kanë zbuluar: Mos vrisni kurrë një merimangë që gjeni në një shtëpi

Ato që hasim në shtëpinë tonë nuk janë të rrezikshme apo helmuese, përkundrazi mund t’ju largojnë dëmtuesit e tjerë

Të shohësh një merimangë që ecën nëpër shtëpinë tuaj, sigurisht nuk është e këndshme, por shkencëtarët paralajmërojnë se sado e turpshme apo e frikshme të jetë, nuk duhet ta vrisni.

Sipas IFL Science, merimangat luajnë një rol shumë të madh dhe të rëndësishëm në natyrë dhe janë pjesë e ekosistemit të brendshëm.

Ato që hasim në shtëpinë tonë nuk janë të rrezikshme apo helmuese, përkundrazi mund t’ju largojnë dëmtuesit e tjerë.

Shkencëtarët nga Karolina e Veriut kanë kryer kërkime në rreth 50 shtëpi për të zbuluar se çfarë lloj merimangash jetojnë në shtëpitë e njerëzve dhe sa shpesh ka. Rezultatet kanë treguar – pothuajse në çdo shtëpi!

Ato bëjnë një rrjetë në cep të dhomës dhe presin që të kapet gjahu – dëmtuesit dhe insektet që transmetojnë sëmundje.

Përveçse mund t’ju shpëtojë nga insektet e tjera, shkencëtari Martin Nyffeler ka zbuluar se llogaritjet kanë treguar rëndësinë globale të merimangave në reduktimin e popullatave të insekteve dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror.

Përfundimi është se nëse zvogëlohet numri i merimangave, do të rritet numri i insekteve që janë ushqimi i tyre; është e rëndësishme të theksohet, shumë më të dëmshme dhe të rrezikshme.

(Kosova Sot Online)