Me këtë opozitë dhe mediet e tyre, kjo qeveri rehatin e ka të garantuar shumë gjatë në pushtet edhe sikur të mos punojnë asgjë!

Me këtë opozitë dhe mediet e tyre, kjo qeveri rehatin e ka të garantuar shumë gjatë në pushtet edhe sikur  të mos punojnë  asgjë!
Me këtë opozitë dhe mediet e tyre, kjo qeveri rehatin e ka të garantuar shumë gjatë në pushtet edhe sikur  të mos punojnë  asgjë!

Faik Krasniqi

  • 24 May 2022 - 07:41

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Edhe pse “po zhvishemi lakuriq”, prapë se prapë Evropa s'po na do. Siç duket i kemi keqkuptuar, kemi menduar që nëse zhvishemi do të na duan. Ata kurrë nuk na kanë thënë të zhvishemi. Të vishemi dhe ndoshta ndryshojnë mendim për ne. Politikanët tanë bashkë me familjet e tyre e mjelin shtetin(paranë tonë) në çdo formë të mundshme, kurse në anën tjetër bëhen "patriot" dhe i drejtohen popullit me thënien e famshme të John Kennedyt: Mos pyet se çfarë bëri shteti për ty, por çfarë bëre ti për shtetin". Dhe turma u duartrokasin.

- Para se të krijojmë idola të politikës, një gjë duhet të mendojmë. Pse fëmijët e politikanëve nuk emigrojnë? Fëmijët e tyre shkojnë për të studiuar jashtë vendit, me bursa që ua sigurojnë prindërit e tyre politikanë, por jo për të emigruar. Fëmijët tanë e kanë të vështirë të regjistrohen në Universitete publike, e lëre më të sigurojnë një bursë. Ata kanë përparësi edhe në punësim. Ata shkojnë jashtë vendit për t'u shëruar, kurse ne s’mund ta kryejmë një operim as në spitalet shtetërore. Për të emigruar emigrojmë ne ose fëmijët tanë. Vetë fakti që më shumë shqiptarë jetojnë në perëndim se në vendlindjen e tyre (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni...), tregon më së miri se çfarë shtete kemi ndërtuar.

Ne s'jemi për shtet. Ne vetëm dimë të themi që jemi populli më i vjetër në Evropë, dhe që ky shekull është i shqiptarëve. Gërdi, hajgare, maskarallëk. Komb komik. Ne jemi ata osë fëmijët tanë që me vite të tëra presim para ambasadave për një vizë për të emigruar, por jo edhe fëmijët e tyre. Ky vend është parajsë për ta. Ky pushtet me këtë opozitë dhe media të tyre, gjatë mundë të rri në pushtet, sikur edhe të mos punojnë bilë asgjë. Në vend se këto media të merren me premtimet që i ka bërë ky pushtet sa ka qenë në opozitë në mënyrë që t'i mbajnë ato, këto media merren me budallallëqe.

Pse nuk bëjnë presion për premtimet ekonomike, shëndetësore, arsimore dhe të drejtësisë, aty ku tash e më shumë se dy dekada jemi më së keqi, dhe ky pushtet ka premtuar që do ta ndryshoj këtë gjendje. Nga presioni i medieve dhe qytetarëve çdo premtim do të realizohej, sepse politikanët vetëm presionin e madh qytetar e njohin. Por shihet që pronarët e këtyre medieve nuk e kanë hallin e këtij vendi ashtu si nuk e kanë pasur kurrë, por kanë hallin që partitë e tyre të dashura nuk janë më në pushtet. As për partitë e tyre të dashura nuk e kanë hallin, por kanë hallin e vetes së tyre sepse me ata kanë përfituar, kurse Albini as ethet nuk ua jep. Opozita e sotme më shumë është duke ua parë sherrin këtyre medieve, sepse idiotizmat e tyre e mllefosin qytetarin dhe është qytetari ai që të mbanë ose largon nga pushteti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".