Kryeziu tregon se kur do të dalin paratë në llogaritë e qytetarëve

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 19:18
Kryeziu tregon se kur do të dalin paratë në llogaritë e qytetarëve

Qeveria e Kosovës ka ndarë 35 milionë eurove për dhënien e nga 100 eurove për të gjithë të punësuarit në sektorin privat me pagë mujore deri në 1.000 euro bruto.

Po ashtu, Qeveria ndau 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

Se kur do të ekzekutohen këto mjete për punëtorët e sektorit privat, ka folur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Tashmë që në mbledhjen e sotme të qeverisë janë ndarë edhe mjetet, ekzekutimi i shtesës për 100 euro pritet të fillojë shumë shpejt”, tha Kryeziu.

(Kosova Sot Online)