Lexoni edhe:
Presioni ndërkombëtar mbi Serbinë, nën hijen e konfliktit ruso-ukrainas, do të ndikojë në arritjen më të shpejtë të marrëveshjes për njohje dhe normalizim me shtetin e Kosovës
Një incident ka ndodhur të martën në fshatin Maxharrë të komunës së Malishevës, ku dy persona janë përleshur mes vete fizikisht.
Gjithçka kishte nisur kur një 46-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë, ka goditur veturën e 32-vjeçarit, e cila ishte e ndalur.
Sipas burimeve dy të dyshuarit nuk kanë tentuar që të gjejnë mirëkuptim, por menjëherë kanë filluar sharjet e ofendimet mes vete.
E konfrontimi verbal eksaloi në rrahje, ku si pasojë që të dy pësuan lëndime trupore, për çka u desh të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital.
Rasti u denoncua edhe në Polici, ku menjëherë pasi të dyshuarit janë liruar nga spitali janë shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, 46-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa ndaj dy të dyshuarve iniciohet rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.
(Kosova Sot Online)