Rrihet një person nga tre të tjerë në Pejë, shkak një aksident në trafik

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 09:52
Rrihet një person nga tre të tjerë në Pejë, shkak një aksident në trafik

Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:10 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Pejë.

Siç thuhet në raport, dyshohet se rrahja ka ndodh për shkak të një aksidenti me dëme material në të cilën ishin përfshirë palët.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit, kanë sulmuar fizikisht  viktimën mashkull kosovar, dyshohet për shkak të një aksident trafiku me dëme materiale në të cilin aty për aty ishin përfshirë palët. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa (tre) të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)