Shoferi i makinës me targa greke futet kundravajtje dhe përfundon mbi trafikndarëse

  • E. /
  • 28 May 2022 - 12:08
Shoferi i makinës me targa greke futet kundravajtje dhe përfundon mbi trafikndarëse

Një automjet tip Fuoristradë me traga greke është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Patos.

Pranë vendit të njohur si “Rotondo e Parkut” pranë Kishës Katolike në Fier, një makin është futur kundravajtje dhe është përplasur me trafikndarësen duke bllokuar qarkullimin.

Mësohet se shoferi i këtij automjeti me targa të shtetit grek KPK2650 udhëtonte në drejtim të Fierit kur është futur në korsinë e gabuar.

Mjeti ka përfunduar në mes të trafikndarëses duke u përplasur edhe me një shtyllë të ndriçimit publik.

Mësohet se fillimisht shoferi ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit. Policia po kryen të gjitha procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(Kosova Sot Online)