Mercedesi i reperit Buta ishte bërë shkrumb e hi para disa javësh, ky dyshohet te jetë një nga motivet e vrasjes

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 15:08
Mercedesi i reperit Buta ishte bërë shkrumb e hi para disa javësh, ky dyshohet te jetë një nga motivet e vrasjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri i vdekur mbeti, G. H, 30-vjeçar.

I dyshuar për këtë vrasje është Q.J.

Insajderi raporton se motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj dyshohet të jetë djegia e veturës së reperit Buta në muajin prill.

Lidhur me vrasjen e rëndë, policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se Q.J. (vëllau i reperit Buta) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit G.H., i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka vdekur në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë.

(Kosova Sot Online)