Profesoresha e UP-së: Politikanët i kanë kontribuar më së shumti degradimit të gjuhës
Profesoresha e Universitetit të Prishtinës, Remzie Shahini-Hoxhaj beson se politikanët i kanë kontribuar më së shumti degradimit të gjuhës.
Shahini-Hoxhaj tha se gjuha nëpër këngët që nxisin krime duhet të censurohet.
“Unë mendoj që këtij degradimit të gjuhës më së shumti i kanë kontribuar politikanët të cilët e kanë zbritë nivelin e gjuhës edhe në Kuvend. Shumë shpesh është dashur që ndoshta edhe seancat e Kuvendit të censurohen”, tha ajo.
Ligjëruesja e Etikës në Media në UP tha se të gjithë ata që janë pjesë e sferës publike duhet të bëjmë kujdes me fjalën e folur.
(Kosova Sot Online)
