Latifi për disa muzikantë kosovarë: Janë logjistikë e krimit të organizuar, shikoni pasurinë dhe luksin e tyre

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 21:53
Latifi për disa muzikantë kosovarë: Janë logjistikë e krimit të organizuar, shikoni pasurinë dhe luksin e tyre

Profesori universitar, Blerim Latifi, tha se shumica e estradës janë janë të përdorur nga krimi i organizuar.

Për këtë ai thotë se duhet të shikohet luksi i tyre dhe pasuria.

“Një numër i caktuar janë të lidhur shumë me grupe kriminale. Shikoni luksin e tyre. Këngëtarët thonë se kanë koncerte. Gënjejnë. Nuk ka pasuri aq në Ksoovë sa të kenë atë pasuri. Shikoni pasurinë e tyre. Shikoni udhëtimet e tyre. Janë të lidhura ngushtë me grupe kriminale. Një pjesë e këtyre shërbejnë si logjistikë e grupeve kriminale. Ajo pasuri të cilën ata e shfaqin nuk ka gjasa të gjenerohet prej atij aktiviteti komercial. Nuk ka teori. Nuk ka gjasa”, tha ai 

(Kosova Sot Online)