Vuçiq betohet sot si President, serbët nga Kosova nisen me autobusë drejt Beogradit për ta përkrahur

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 10:41
Vuçiq betohet sot si President, serbët nga Kosova nisen me autobusë drejt Beogradit për ta përkrahur

Autobusë me serbë nga Kosova janë nisur për në Beograd këtë mëngjes për ta përkrahur Aleksander Vuçiqin i cili sot betohet si president para parlamentit të Serbisë, shkruan KosovoOnline.

Sipas këtij mediumi, qytetarët serbë kanë mbajtur parulla në mbështetje të Vuçiq ku shkruhej “President Vuçiq e gjithë Kosova është me ju” dhe “President faleminderit për mbrojtjen e Kosovës” “Derisa Presidenti Vuçiq të jetë, do të ketë serbë në Kosovë”.

Një numër i madh i banorëve të komunës së Leposaviqit janë mbledhur herët në mëngjes dhe janë nisur për në Beograd për të marrë pjesë në ceremoninë solemne të betimit.

Natasha Nastic, anëtare e këshillit të komunës së Komunës së Leposaviqit, thotë se kjo ditë është shumë e rëndësishme si për serbët që jetojnë në veri ashtu edhe për ata në jug të lumit Ibër.

“Edhe kësaj radhe qytetarët u mblodhën për të shkuar në Beograd së bashku me ne nga vetëqeverisja lokale dhe për të marrë pjesë në aktin solemn të dhënies së betimit të presidentit tonë Aleksandar Vuçiq. Besojmë se vetë ky akt është shumë i rëndësishëm si për ne në veriun dhe për serbët që jetojnë në vendet në jug të lumit Ibër”, tha Nastic.

Para Kuvendit të Serbisë gjatë inaugurimit të Aleksandër Vuçiqit pritet të mblidhen rreth 150 deri në 200 serbë nga Kosova dhe me ta do të jenë edhe përfaqësues politikë të serbëve në Kosovë.

(Kosova Sot Online)