Reagimi i Hovenierit, Basha shkruan për “disa shqiptarë e media”: As Vuçiqi nuk bën më shumë dëm

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 14:40
Reagimi i Hovenierit, Basha shkruan për “disa shqiptarë e media”: As Vuçiqi nuk bën më shumë dëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka krahasuar “disa shqiptarë e media” me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Këtë Basha e bëri në një reagim pas komenteve të ambasadorit amerikan Jeff Hovenier për takimin e kryeministrit Albin Kurti me Jake Sullivan, këshilltarin e presidentit Joe Biden për Siguri Kombëtare.

Sipas Bashës, “disa shqiptarë e media” bëjnë më shumë dëm sesa Vuçiqi.

“Jeni t’gërditshëm. Edhe vet ambasadori duhet me dal me tregu që po RRENI!”, tha ai. “As Vuqiçi nuk ban propagandë e dam sa bajnë disa shqiptar e media që shkruajnë shqip në Kosovë!”, ka shkruar ai.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka takuar zyrtarin Jake Sullivan në Ndërtesën e Zyrës Ekzekutive ‘Eisenhower’ e cila është pjesë institucionale e Shtëpisë së Bardhë.

(Kosova Sot Online)