Publikohet fotografia e Shkëlqim Dobraj që u gjet i vdekur në një fshat të Deçanit
Një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot nga familjarët e tij në fshatin Carrabeg të Deçanit.
Mediat lokale kanë raportuar se viktima është Shkëlqim Dobraj dhe kanë publikuar fotografi të tij.
Detaje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, i cili njoftoi se viktima është gjetur nga familjarët e tij.
Sipas Gashit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe më pas mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

(Kosova Sot Online)
