Krejt ju që dëshironi të punoni në shtet, këtu mund t’i gjeni pozitat e lira

  • A.P /
  • 01 June 2022 - 16:42
Krejt ju që dëshironi të punoni në shtet, këtu mund t’i gjeni pozitat e lira

Shteti po lypë punëtorë. Në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë disa pozita të lira pune për të cilat mund të aplikojnë qytetarët

Në Kosovë, ëndrra e shumë qytetarëve është që të punojnë në shtet. Për këtë mundësi ka njoftuar në Facebook edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti.

Haliti, i cili u bë deputet për herë të parë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, iu ka uruar suksese të interesuarve që do të aplikojnë.

“Të gjithë të interesuarit për punë në institucionet publike, ju lutem klikoni në lidhjen më poshtë, aty mund ti gjeni të gjitha pozitat e lira në institucionet publike të cilat janë shpallur. Suksese!”, ka shkruar ai në Facebook.

Dëshira e shqiptarëve për të punuar në shtet duket se e kishte arritur kulmin në vitin 2020. Pavarësisht se nga qeveritë kishte pasur disa herë deklarata për ta dekurajuar këtë tendencë dhe që kërkesa të orientohet edhe në sektorin privat, duket se administrata publike është synimi i shumë kosovarëve.

(Kosova Sot Online)