Peticioni i austriakes për liberalizimin e vizave, drejt 15 mijë nënshkrimeve

  • A.P /
  • 02 June 2022 - 20:00
Peticioni i austriakes për liberalizimin e vizave, drejt 15 mijë nënshkrimeve

Kati Schneeberger, austriakja që drejton organizatën “Vjena bëhet Evropë”, ditë më pas ka nisur një peticion online ku i bëhet thirrje BE-së që t’i liberalizojë vizat për Kosovën. Deri sot, ky peticionka mbledhur mbi 14 mijë nënshkrime dhe është afër synimit për t’i arritur 15 mijë.

Në arsyetimin e peticionit, thuhet se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave, por kundërshtohet nga Franca e Holanda. Kjo gjë për Schneerberger është padrejtësi ndaj Kosovës.

“Ky trajtim i pabarabartë më në fund duhet të përfundojë. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Kështu që, ne bëjmë thirrje që Kosovës t’i liberalizohen vizat në samitin e radhës të BE-së në qershor 2022”, thuhet në thirrjen e peticionit.

(Kosova Sot Online)