9 raste të reja dhe asnjë i vdekur nga Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 15:12
9 raste të reja dhe asnjë i vdekur nga Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar nëntë raste të reja me COVID-19.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 12 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është 56.

Njoftimi i plotë i MSh’së:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.328 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.818 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 284 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.182.

Në total numri i rasteve aktive është 56.

(Kosova Sot Online)