Lexoni edhe:
Nuk ka bisedime me Serbinë deri sa ajo na kërcënon!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Tani kur opozita e kanë kuptuar se votat e qytetarëve janë të njëjta, dhe partive iu duhen që ti kenë në numër sa më të madhe si nga vendorët njashtu edhe nga diaspora prandaj tani është ky vrap i opozitarëve në diasporë, dhe përpjeka e tyre për ri mobilizim dhe riorganizim të degëve të dikurshme atje, një përpjekje për të mashtruar dhe rikthyer votuesit e diasporës në radhët e tyre për të reduktuar ndikimin e Lëvizjes Vetëvendosje e cila në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare.
-Përvojat e dëshmuara të së kaluarës, ato të partive tona në Kosovë dhe në diasporë, e kanë treguar se duhet që gjithsesi shteti i Kosovës ti mbaj lidhjet e forta me diasporën e vetë, sepse mbështetja e diasporës është dëshmuar edhe në të kaluarën për shtetin e Kosovën. Kur është në pyetje kujdesi ndaj qytetarëve kosovarë në diasporë, Kosova duhet të llogaritë dhe kujdeset për të gjithë ata kosovar jashtë vendit sikurse edhe për popullatën kosovare që jeton në Kosovë. Kujdesi duhet të jetë i njëjtë me të gjitha mjetet dhe mënyrat ligjore, sepse diaspora e ka dëshmua në shumë mënyra duke iu gjetur vendlindjes, qoftë me përkujdesje ndaj familjarëve, qoftë me investim në kapacitete të ndryshme industriale, apo edhe duke mos harruar ndihmën në kohët më të vështira, me mjete financiare për Fondin 3% si dhe Vendlindja Thërret, prej viteve 90-2000.
Nuk ka bisedime me Serbinë deri sa ajo na kërcënon!Lexoni edhe:
Jo vetëm kaq, diaspora ka dhënë shumë edhe me djemtë e saje që iu kanë përgjigjur luftës dhe sot një numër i madh nga ta djem janë dëshmor të lirisë. Qeveritarët e deritashëm, të qeverisjeve të kaluara, nuk janë treguar të përgjegjshëm në trajtimin e diasporës dhe kujdesit ndaj tyre. Gabimet e bëra ndaj diasporës tash po argumentohen sepse tani kur diaspora kërkon llogari për ato dy fonde, si ndihma që ishin për Kosovën, askush nuk po merret me këto çështje, sepse janë në pyetje keqpërdorimet e atyre fondeve. Këto janë shkaqet kryesore që diaspora është e manipuluar nga ato partitë që në mënyrë permanente e kanë udhëhequr këtë shtete deri vonë. Sa e filloj mandatin kjo Qeveria Kurti tani edhe diaspora po e përcjell gjendjen dhe realizimeve te atyre premtimeve që i kanë dhënë LVV-ja, dhe diaspora si e dëshpëruar për shumë shkaqe dhe arsye në ato parti që e kanë udhëhequr këtë shtet që e kanë pru në situatë të katandisjes, diaspora u përcaktua për partinë e LVV-së të cilës në shumicën maksimale ia dha votën.
Falë votës që VV-ja e mori nga diaspora, kjo parti po e udhëheq shtetin duke pasur në favor të saj 50% të votës së lirë qytetare. Edhe tani kjo qeveri në pushtete është vazhdimisht në vështrim të diasporës dhe nëse i jetëson ato premtimet e dhëna, e sikur që po duket është në rrugë të mbarë për ti realizuar ato premtime, diaspora prapë do të përcaktohet për votën që do ta meriton kjo qeveri në pushtet. Duke pasur për bazë besimin e madh qytetar që kjo qeveri e ka marr nga diaspora kosovare në rritje, kjo qeveri duhet ta ketë të qartë përvojën dhe dëshpërimin që e ka përjetuar diaspora nga ato parti që e kanë qeverisur këtë vend deri në ardhjen e VV-së në pushtet. Me mashtrimet e atyre kohërave që ishin në pushtet të gjitha partitë e treguan veten si parti për përfitime e që e kishin interesin e tyre vetëm për tu pasuruar, dhe nuk e kishin parasysh këtë situatë të tanishme të krijuar, që me gabimet e tyre mundë të vjen deri te ndryshimi i madh në qeverisjen e këtij vendi. Mashtrimi që në të kaluarën ja kanë bërë ish pushtetarët diasporës shqiptare-kosovare , është paguar shtrenjtë me ndëshkim vote në zgjedhjet e fundit. Kjo është arsyeja pse tani të gjitha këto parti politike, kryesishtopozitarët e tashëm po mundohet të gjejnë rrugë e mënyrë nga më të ndryshmet që të aterrojnë dhe grabitin votën e besimin e artë të diasporës.
Ish partitë politike që dy dekada ishin në pushtet dhe mashtruan qytetarin, vodhën e plaçkitën shtetin, që votën e humbur te qytetarët e Kosovës të varfëruar e të mashtruar, po a kërkojnë ta kompensojnë dhe përmirësojnë imazhin e tyre të humbur tek bashkatdhetarët, duke ju turrur diasporës shqiptare në vendet e ndryshme të Evropës dhe më tej, deri në SHBA. Një fushatë të tillë lobuese e mashtruese e nisën para disa ditësh zyrtarët e lartë të PDK-së, duke shkuar në vendet e ndryshme perëndimore, dhe duke organizuar tubime me bashkatdhetarët, duke bërë propagandë kundër Qeverisë Kurti, madje edhe duke i ftuar për të mos kontribuar në Fondin e themeluar për mbështetje të zhvillimit më dinamik të FSK-së. Tani kur opozita e kanë kuptuar se votat e qytetarëve janë të njëjta, dhe partive iu duhen që ti kenë në numër sa më të madhe si nga vendorët njashtu edhe nga diaspora prandaj tani është ky vrap i opozitarëve në diasporë, dhe përpjeka e tyre për ri mobilizim dhe riorganizim të degëve të dikurshme atje, një përpjekje për të mashtruar dhe rikthyer votuesit e diasporës në radhët e tyre për të reduktuar ndikimin e Lëvizjes Vetëvendosje e cila në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare.
VV-ja edhe në zgjedhjet lokale, ka dëshmuar se ka një rritje të theksuar të besimit dhe mbështetjes nga kosovarët në diasporë. Ishte Partia Demokratike e Kosovës, subjekti i parë politik tash në opozitë që mësyejti diasporën përmes nënkryetarit Elmi Reçica dhe riaktivizoj degët e saja në Suedi, Zvicër, Gjermani e Austri. Pas Reçicës, raundin ë dytë në diasporë e ka zhvilluar vetë kryetari i ri i PDK-së Meli Krasniqi. Rreth dy javë më parë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, qëndroi në Aragau të Zvicrës dhe qytete të tjera ku u takua me mërgatën e atjeshme. Këtë hap e kanë ndjekur edhe LDK dhe AAK. Gjatë së dielës së kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi takime me mërgimtarë dhe me strukturat e partisë së tij në disa shtete të Evropës.
Në po të njëjtën ditë, edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi takim me bashkatdhetarët në Lozanë të Zvicrës. Gjithsesi se është ky aktivitet opozitar në diasporë, një përpjekje që nuk po zgjedh mjete as metoda për të provuar që ish pushtetarët të kthejnë besimin e humbur të qytetarët e mashtruar, madje edhe atje gjatë periudhës së vështirë të luftës kanë organizuar e mbledhur fonde për të cilat asnjëherë nuk kanë raportuar se ku kanë mbetur dhe si janë shfrytëzua. Kjo beteje opozitare për ta marr votën e diasporës flet ashiqare për frikën që i ka kapluar në pritje të thellimit akoma më të madh të humbjes së tyre, duke parë mbështetjen që po e ruan dhe po e zhvillon partia në pushtet me kryeministrin Kurti, me përpjekjen për luftim të krimit e korrupsionit, për zbatimin e ligjit dhe pastrimin e drejtësisë.
Kjo mbështetje u dëshmua dhe sprovua edhe gjatë qëndrimit të Kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Zvicër, e ku vizitën tre javore në këto vende ai e shfrytëzoi edhe për t’i takuar shqiptarët që jetojnë atje. Diaspora si e zhgënjyer në ato qeveritë e më parme deri sa erdhi në pushtet LVV, tani e ka në sprovë ta provoj këtë parti në pushtet, dhe nëse kjo parti do të vazhdoj luftën kundër të gjitha të këqijave që iu kanë bërë këtij vendi, diaspora prapë do e shpërblej me votë, sepse e vetmja është kjo qeveri që ka gjasa ti luftoj strukturat e kaluara politike të kriminalizuara, dhe ti realizon zotimet e premtuara.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".