Aliu mbron këshilltarin e tij: A po doni me marrë n’qafë një djalë të ri

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 21:49
Aliu mbron këshilltarin e tij: A po doni me marrë n’qafë një djalë të ri

Liburn Aliu edhe një herë ka mbrojtur këshilltarin e tij Florent Ramqaj. Aliu thotë se Ramqaj po goditet vetëm për shkak të shkathtësive të tij në punë.

Tha se masa ndaj Ramqajt do të merrte po të vërtetohej fajësia e tij nga organet e rendit.

“Nëse doni me marrë në qafë një djalë pse kryen punë mirë, veç pse është i VV’së e pse tash duhet me dënuar, nuk keni të drejtë”, tha Aliu.

“Po të dalë ashtu (nga Prokuroria) po natyrisht që marrim masa. Atëherë po, ama kështu me këto shigjeta….”, tha ai.

(Kosova Sot Online)