Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ndërprenë kontaktet me autoritetet në Prishtinë

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 12:01
Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ndërprenë kontaktet me autoritetet në Prishtinë

Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ka ndërprerë kontaktet me autoritetet në Prishtinë për shkak të “një shkelje të padëgjuar të sundimit të ligjit dhe lirive fetare”, është bërë e ditur në llogarinë në Twitter të manastirit të Deçanit.

Manastiri i Deçanit ka publikuar edhe një fotografi të raportit të sapo publikuar të Departamentit të Shtetit për lirinë fetare në Kosovë për vitin 2021, ku është shprehur një qëndrim kritik për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë nga viti 2016, sipas të cilit 24 hektarë tokë janë në pronësi të manastirit.

Në njoftim thuhet se “diskriminimi i hapur etnik dhe fetar ndaj Kishës Ortodokse Serbe dëmton të gjithë qytetarët e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)