Lexoni edhe:
Shteti i Kosovës duhet të reagon ashpër me deklaratë unike politike dhe rezolutë kundër kërcënimit të hapur presidentit serb Aleksandër Vuçiq
Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi
Në nenet 120-225 të Kodit Penal dënimi për këto nënshkrime është prej 5 vjet deri në dënim me burg të përjetshëm. Edhe nënshkruesi i Marrëveshjes së vitit 2013 ka përgjegjësi penale. Njëjtë është e dënueshme, pavarësisht pse e njëjta nuk ishte objekt i Gjykatës Kushtetuese.Mirë është të merret edhe mendimi me shkrim nga kjo gjykatë edhe për këtë Marrëveshje të vitit 2013. Me këtë verdikt ndalet presioni ndërkombëtar për Asociacion në bazë të marrëveshjeve, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës, që anuloi Marrëveshjen për Asociacion të vitit 2015. Mbeti Marrëveshja e vitit 2013. Mbi këtë po bëhet presion. E këtu është përgjegjës Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Këta të dy janë kreatorët e Asociacionit serb në Kosovë.
-Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë përgjegjësit kryesor për Marrëveshjet e Asociacionit serb në Kosovë. Tash BE-ja po duket se do të filloj më me nxitim dhe më me presion dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë kuadër, çështje themelore, është mënyra e organizimit të minoritetit serb në Kosovë. Natyrisht se ky minoritet është shumë i mbrojtur në Kosovë. I ka të drejtat më të gjera se çdo komunitetet tjetër në botë. Nuk ka rast në botë ku minoriteti ka aq shumë të drejta, si në Kosovë. Megjithatë, është temë e dialogimit. Këtej ka përgjegjësi pushteti në Kosovë. Nga dialogimet teknike që filluan me 2011 u kalua te dialogu për status të minoritetit serb. Kjo e dobësoj shumë pozitën e Kosovës. Dëmi më i madh është bërë me dy marrëveshjet e bëra në mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për Asociacionin serb të vitit 2013 dhe Marrëveshja më e thelluar për Asociacionin serb të vitit 2015.
Pavarësisht verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për Asociacionin Serb në Kosovë të vitit 2015, ka mbetur baza e organizimit të këtij subjekti, sipas asaj të vitit 2013. Këtu është edhe konflikti më i madh midis Kosovës dhe të shtetit serb. Përkundrazi, duhet thënë, se Asociacioni Serb në Kosovë është hap i rëndësishëm, madje edhe themelor, mbi ndërtimin e Republikës serbe në Kosovë. Këtë kurrsesi nuk duhet lejuar. Këtej ka filluar në Kosovë një fushatë qesharake. Ish Kryetari i LDK-se dhe ish - kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për të hequr përgjegjësinë, po deklaron se Asociacioni do të ndërtohet sipas Marrëveshjes së vitit 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaçi.
Loja e tillë është kriminale. Gjykata Kushtetuese e anulojë Marrëveshen për Asociacion nga viti 2015,por kjo qe e nënshkruar nga Isa Mustafa, si Kryeministër. Anulimi nuk e largon Isa Mustafen nga përgjegjësia penale. Si e tillë dhe nga pozita e nënshkruesit është akti kriminal dhe i dënueshëm sipas Kodit Penal të Kosovë. Në nenet 120-225 të Kodit Penal dënimi për këto nënshkrime është prej 5 vjet deri në dënim me burg të përjetshëm. Edhe nënshkruesi i Marrëveshjes së vitit 2013 ka përgjegjësi penale. Njëjtë është e dënueshme, pavarësisht pse e njëjta nuk ishte objekt i Gjykatës Kushtetuese. Mirë është të merret edhe mendimi me shkrim nga kjo gjykatë edhe për këtë Marrëveshje të vitit 2013.
Korrupsioni degradim i shtetit dhe institucionit në Kosovë Lexoni edhe:
Me këtë verdikt ndalet presioni ndërkombëtar për Asociacion në bazë të marrëveshjeve, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës, që anuloi Marrëveshjen për Asociacion të vitit 2015. Mbeti Marrëveshja e vitit 2013. Mbi këtë po bëhet presion. E këtu është përgjegjës Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Këta të dy janë kreatorët e Asociacionit serb në Kosovë. Mos organizimi i Asociacionit sipas këtyre marrëveshjeve, do të krijoj presion të madh ndërkombëtar. Kjo edhe mundet ta shtyj Republikën në veprime tjera, përkatësisht: Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhe, përfundimi është dhe dërgon te luftat e reja.
Mu këtë e dinë Isa Mustafa. Së këndejmi e kemi presionin nga Isa Mustafa që Asociacioni të ndërtohet sipas Marrëveshjes së vitit 2013. Por,ky ish veprimtar serbo - jugosllav, duhet të dij rrezikun, dhe sigurisht është i qartë, që çka krijon Asociacioni serb me pushtet ekzekutiv për Republikën. Mirëpo, për "boten" e vetë edhe Republikën e dëmton, sikundër edhe e ka bërë gjatë punës. Duhet thënë se Kosova kurrsesi nuk duhet pranuar asnjë status të ri që është pushtet i dytë në Kosovë. Minoriteti serb është i mbrojtur më mirë dhe më gjerë se vetë shqiptarët dhe të tjerët në Kosovë dhe këtu nuk ka ku shkon më teje. Çdo veprim tjetër është vdekjeprurës për Republikën e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".