Instituti Hidrometeorologjik: Të dielën mot me diell dhe reshje në formë të stuhive lokale

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 15:05
Instituti Hidrometeorologjik: Të dielën mot me diell dhe reshje në formë të stuhive lokale

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)