Në Shqipëri vendosen kazanë nëntoksorë, Rama: Pastrimi është civilizim
Kryeministri i Shqipërosë, Edi Rama ka njoftuar për vendosjen e kazanëve të rinj nëntokësorë në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit.
Rama e ka cilësuar këtë si hap drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë që nuk ndotin e as nuk mund të vandalizohen.
Pastrimi është civilizim*në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”, ka shkruar ai në Facebook.
(Kosova Sot Online)
