Detaje: Lisat që i rrëzoi era kanë mbytur një burrë, një grua ka mbetur e lënduar

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 15:57
Detaje: Lisat që i rrëzoi era kanë mbytur një burrë, një grua ka mbetur e lënduar

Një burrë ka vdekur nga lisat që ranë në qendër të Prishtinës, ndërsa një grua ka mbetur e lënduar.

Erërat e forta kanë rrëzuar një lis në Pejton. Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person rreth të 30-ave ka mbetur i vdekur, e një tjetër është lënduar.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Image

(Kosova Sot Online)