Ja si Agjencitë Turistike po i zhvatin pushuesit në bregdetin shqiptar

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 14:29
Ja si Agjencitë Turistike po i zhvatin pushuesit në bregdetin shqiptar

Bileta prej 15 euro kthyese për Shëngjin nuk është kostoja e vetme që aplikojnë agjencitë turistike nga Kosova për pushuesit në bregdetin shqiptar.

Ato po e aplikojnë edhe një taksë shtesë prej 1 euro, me rastin e kthimit, të cilën e kanë quajtur “tarifë për rezervim të biletës”.

“Kam paguar 15 euro biletë kthyese për Shëngjin, por kur erdhë koha me u kthy, nga agjencia më thanë që duhet me u lajmëru në vendin e caktuar në Shëngjin për ta paguar edhe taksën për rezervim të biletës”.

Kjo taksë, siç shihet në dëshmitë që ka siguruar, është 120 lekë, apo 1 euro.

Ndryshe sivjet bileta kthyese për Shëngjin është shtrenjtuar për 5 euro, duke u bërë 15 euro prej 10 sa ka qenë një vit më herët.


(Kosova Sot Online)