
Përleshja me grushte mes vajzave në Pejë – Një vajzë e mitur është duke u intervistuar nga Policia

Një përleshjes fizike mes dy vajzave ka ndodhur sot gjatë ditës në stacionin e autobusëve në Pejë.
Vajzat janë identifikuar nga Policia e Kosovës, ndërsa bëhet e ditur se njëra prej tyre është duke u intervistuar në stacionin policor.
Në pamjet e e publikuara në mediat sociale shihen se si dy vajzat rrihen duke u kapur për flokësh dhe duke goditur njëra-tjetrën.
Aty më pas shihet se ndërhyjnë disa persona të tjerë të cilët përpiqen t’i ndajnë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se vajza e cila është duke u intervistuar në stacionin policor është e mitur.
“Rastin e kemi kuptuar nga mediat, mirëpo menjëherë njësitet relevante kanë dalë për të kuptuar si ka ndodhur ky rast dhe për t’i identifikuar personat. Personat jane identifikuar. Njera nga të dyshuarat është në stacion duke u intervistuar. Personi që eshte tu intervistu eshte i mitur. ”, tha ai.
(Kosova Sot Online)