Hajnat me armë të gjata tentuan të vjedhin në një bankë në Graçanicë

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 09:52
Hajnat me armë të gjata tentuan të vjedhin në një bankë në Graçanicë

Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të vjedhin dje në një bankë në Graçanicë.

Policia njofton se të dyshuarit me një sëpatë dhe një çekan kishin dëmtuar derën e objektit të bankës dhe më pas janë larguar me veturë në rrugën magjistrale Prishtinë–Ferizaj.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE NË TENTATIVË /Fsh. Preoc, Graqanicë 06.06.2022 – 10:40. Është raportuar se katër persona të maskuar tre prej tyre të armatosur me armë të gjata me një veturë me targa vendore kishin shkuar te filiali i një banke dhe kishin tentuar të kryenin grabitje. Të dyshuarit me një sëpatë dhe një çakan kishin dëmtuar derën e objektit të bankës dhe më pas janë larguar me veturë në rrugën magjistrale Prishtinë–Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori.

(Kosova Sot Online)