‘Digjitalizohet’ Pallati i Drejtësisë, orari i seancave gjyqësore edhe në ekran

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 10:14
‘Digjitalizohet’ Pallati i Drejtësisë, orari i seancave gjyqësore edhe në ekran

Gjykata Themelore në Prishtinë ka filluar për herë të parë që të publikojë orarin e seancave gjyqësore në një ekran në objektin e Pallatit të Drejtësisë.

Në këtë ekran janë publikuar disa seanca për çështje civile, penale dhe për të mitur, në të cilin shihet ora dhe vendi ku do te bahen këto seanca gjyqësore.

Zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi ka thënë se seancat e shfaqura në ekranin e vendosur janë ato seanca të cilat publikohen edhe në orarin e faqes se gjykatës.

“Ato qe janë në web ato të njëjtat dalin, vetëm ato që janë të publikume ne faqe se s’ka formë tjetër, se ato automatikisht dalin”, tha Gashi për Betimi për Drejtësi.

(Kosova Sot Online)