Bie shtylla elektrike mbi një veturë në lëvizje në Podujevë, policia jep detaje

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 10:41
Bie shtylla elektrike mbi një veturë në lëvizje në Podujevë, policia jep detaje

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pasi një shtyllë ka rënë mbi një veturë në lëvizje në fshatin Llugë të Podujevës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së hënë.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë është rrëzuar një shtyllë dhe i kishte rënë në veturë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe ankuesi dhe dy pasagjeret e tij të cilët kanë pranuar edhe tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)