Latifi vazhdon të na çudis me takime të parëndësishme – takon Atifete Jahjagën

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 15:58
Latifi vazhdon të na çudis me takime të parëndësishme – takon Atifete Jahjagën

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Rifat Latifi, edhe sot ka zhvilluar një takim, i cili nuk është edhe aq i rëndësishëm

Ai sot është takuar me ish-presidenten, Atifete Jahjaga dhe deputeten Duda Balje.

Nga ky takim, detaje dhe fotografi ka ndarë vetë Jahjaga. Ajo tha se bashkë me Latifin e Baljen kanë folur për mundësitë dhe projektet që do të ndikojnë në sistemin e shëndetësisë në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi diskutuam për mundësi dhe projekte të reja të cilat do të ndikojnë direkt në sistemin e shëndetësisë në Kosovë dhe shpëtimin e jetëve të pacientëve si dhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë”, ka shkruar Jahjaga.

(Kosova Sot Online)