Klinaku: Kurti i ka takuar shoqatat e luftës së fundmi por nuk ua ka treguar projektligjin

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 21:41
Klinaku: Kurti i ka takuar shoqatat e luftës së fundmi por nuk ua ka treguar projektligjin

Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka takuar dy herë shoqatat e luftës, por nuk ua ka treguar atyre për projektligjin.

Klinaku tha se Kurti I ka mbajtur dy takime, ku njërin e ka lënë në gjysmë për shkak të agjendës së ngarkuar.

“Kurti njëherë e ka taku në një takim të plotë kryetarin e shoqatave të luftës dhe një herë në një gjysmë takim të cilin e ka lënë në gjysmë sepse ka një agjend të ngarkuar.

Cka është më e keqja është se projektligjin nuk ua ka treguar, këta e kanë ditë që ekziston, nuk ua ka tregu fare dhe nuk e ka debate fare”, tha Klinaku.

(Kosova Sot Online)