Gruaja në kërkim nga policia, vodhi zemrat e shumë burrave falë fotografisë së saj

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 11:49
Gruaja në kërkim nga policia, vodhi zemrat e shumë burrave falë fotografisë së saj

Një grua nga Sidnei e kërkuar nga policia ka rrëmbyer zemrat e australianëve pasi fotografia e saj magjepsëse u shpërnda në rrjetet sociale.

Komanda e Zonës së Plazheve Veriore postoi një foto të Jocelyn Laird, 44 vjeçare, dhe tha se ajo kërkohej.

Policia tha se po apelonte për ndihmë publike për gjetjen e 44-vjeçares dhe se dihej se ajo frekuentonte zonën e Manly.

Postimi u ‘përmbyt’ shpejt me komente nga përdoruesit e mediave sociale, me disa që shfrytëzonin rastin për të lavdëruar pamjen e saj fizike.

Komentet e çuditshme detyruan policinë të kufizonte komentet në postimin në Facebook.

Publikimi lokal Manly Observer gjithashtu fshiu dhe më pas çaktivizoi komentet në një postim të ngjashëm dhe shpjegoi pse në komente.

“Faleminderit të gjithëve për komentet tuaja – komentet janë fshirë dhe çaktivizuar. Dëshirojmë të kujtojmë ata që kanë kritikuar se ky është absolutisht një postim i përshtatshëm për këtë faqe”, thuhet në botimet.

Një grua mbrojti gruan e kërkuar dhe u kërkoi përdoruesve të mos ishin aq gjykues.

(Kosova Sot Online)