Rama në prani të Vuçiqit nervoz ndaj atyre që i përmendin 'vrasjet e therjet' e së kaluarës

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 16:33
Rama në prani të Vuçiqit nervoz ndaj atyre që i përmendin 'vrasjet e therjet' e së kaluarës

Historitë e luftërave mes popujve të Ballkanit ishin pjesë e fjalimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në samitin e Ballkanit të Hapur. Por, këto histori duket se po nervozojnë Ramën kur po argumenton se pse është e dobishme iniciativa e ndërmarrë bashkë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Para presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ai përmendi edhe “historirat” e krimeve të kryera në rajon, derisa tha se e ka të qartë rrugën që duhet të ndiqet.

“Duke qenë burrë me gjithë këto probleme dhe historira, ke qenë atje, kë vrarë këtë, atje ke therur këtë, këtu ke hedhur në erë këtë, por ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do të ndërtojmë Europën këtu”.  

Gjatë fjalimit, Rama tha se ai tha se është i vetëdijshëm për konfliktin që ka Kosova me Serbinë, ndërsa përmendi edhe disa shembuj kur vendet të ndryshme të botës kanë lënë pas armiqësitë dhe sot janë aleatë. 

“SHBA ka hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat më të forta dhe miqësitë më të ngushta sot është aleanca dhe miqësia mes SHBA dhe Japonisë, pas dy bombave atomike. Dhe urdhëroni se ku është sot Japonia dhe nuk do të ishte sot aty nëse do të vazhdonte të qëndronte me kurriz nga SHBA, duke kërkuar nga ajo të uleshin në gjunjë për bombat atomike, të gjitha gjërat kanë radhën e tyre. Ku janë sot Franca dhe Gjermania? Çfarë po bën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara, pas një armiqësie që është e pakrahasueshme për nga thellësia e saj dhe për nga gjaku i derdhur dhe aktet e çmendurisë me asgjë që ne kemi parë këtu. Janë bashkë. Për të përfituar reciprokisht nga shtrëngimi i duarve dhe rruga e të ardhmes”, ka thënë Rama në fjalën e tij.

(Kosova Sot Online)