Ankohet Berjani i naftëtarëve: Po punojmë me humbje, kompanitë po shkojnë drejt falimentimit

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 18:47
Ankohet Berjani i naftëtarëve: Po punojmë me humbje, kompanitë po shkojnë drejt falimentimit

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimet e karburanteve kanë rritur në të gjithë rajonin.  

“Ka shumë bujë të madhe sa i përket këtij sektori. Dihet se çmimet nuk janë vetëm tek ne në Kosovë të larta por në të gjithë globin. Në Kosovë përafërsisht 1 litër dizel 1.79 shitet ndërsa një litër benzinë 1.77”, tha ai.

Tutje ai tha se kompanitë e karburanteve në Kosovë po punojnë me humbje, prej vendimit të fundit të qeverisë që iu lë më së shumti 6% fitim.

“Ju lutem. Duhet ta kuptoni se ne nuk i prodhojmë derivatet e naftës. Çmimet vijnë nga bursa BERZA dhe OPEC. Çmimi furnizues është 1.75 cent për litër dizel, cka do të thotë se po punojmë me marzhë të fitimi në humbje. Vendimin e kemi respektuar. Ka qenë gabim fatal ai vendim ku shumica e kompanive janë drejt falimentimit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)