Shefi i BE-së në Kosovë del në mbështetje të Paradës së Krenarisë

  • E /
  • 09 June 2022 - 12:28
Shefi i BE-së në Kosovë del në mbështetje të Paradës së Krenarisë

Ka filluar manifestimi i Paradës së Krenarisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dalë për të mbështetur Paradën e Krenarisë që është duke u mbajtur në Prishtinë, kuadër të Javës së Krenarisë.

Parada do të përmbyllet me një koncert në platenë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Java e Krenarisë 2022 nisi më 6 qershor, teksa edicioni i gjashtë i këtij organizimi u bë nën sloganin “Edhe n’shtet, edhe n’shpi”.

(Kosova Sot Online)