Rrahje në Hajvali, policia konfirmon rastin

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 13:24
Rrahje në Hajvali, policia konfirmon rastin

Tre persona janë sulmuar nga dy të tjerë sot në Hajvali të Prishtinës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, me ç’rast njofton se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor.

“Rreth orës 10:30, kemi marrë informatën për një sulm të ndodhur  në rrugën ” Afrim Gashi” në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet  që tre persona  janë sulmuar nga dy të tjerë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje, të dyshuarit janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor, ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Borovci.

(Kosova Sot Online)