MSH publikon raportin 24-orësh, kjo është gjendja me Covid-19 në vendin tonë

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 14:40
MSH publikon raportin 24-orësh, kjo është gjendja me Covid-19 në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe njoftohet për 7 qytetarë të shëruar nga ky virus.

Në total numri i rasteve aktive është 52.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/332612369042585

(Kosova Sot Online)