Ndau mirënjohje për policët e EULEX-it, Klinaku ia kujton Kurtit kohën kur ia rrëzonte ‘xhipat’ atyre

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 17:21
Ndau mirënjohje për policët e EULEX-it, Klinaku ia kujton Kurtit kohën kur ia rrëzonte ‘xhipat’ atyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në ndarjen e mirënjohjeve për disa policë të EULEX-it. Këtë takim, e ka komentuar edhe ushtruesi i detyrës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai tha se Kurti njëherë i ka kundërshtuar pjesëtarët e EULEX-it e ia ka rrëzuar ‘xhipat’, e sot po i dorëzon medalje.

Klinaku e ftoi Kurtin që t’i marrë dosjet në prokurori e t’i pastrojë listat e veteranëve, por ia ka lënë një porosi – të mos e prek ligjin për veteranët.

“I ke pas “kundërshtuar” e ua ke pas rrëzuar do xhipa, e tash dorëzoju ti medalje EULEX-it. Veç sa i përket veteranëve, shko merri dosjet në prokurori e pastroi listat sepse je pushtet. Por, ke kujdes mos e prek ligjin e tyre, e mos vazhdo me kryeneqësi se veç përplasje ke me pas me ta dhe nuk e kemi ndërmend që të ndalemi, e përgjegjësia do të jetë kryekëpute jotja”, ka shkruar Klinaku.

(Kosova Sot Online)