Televizorë të djegur, dollapë të shkrumbuar, dëmet që shkaktoi rrufeja në Sarandë
Si pasojë e motit të keq situata në të gjithë Shqipërinë mbetet e rënduar, kjo edhe për shkak të shkarkesave elektrike, të cilat deri tani i kanë marrë jetën një personi në Malësinë e Madhe, si dhe kanë goditur dy banesa në Sarandë.
Siç shihet edhe në foto një banesë në Metoq të Sarandës është goditur nga rrufeja, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
(Kosova Sot Online)
