Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj, një 18-vjeçar dërgohet në QKUK

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 18:21
Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj, një 18-vjeçar dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:15 në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një biçikletë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se automjetin ka qenë duke e vozitur një 51-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore ka marrë motoçiklisti 18-vjeçar, i cili është dërguar në QKUK për trjaim mjekësor.

“Për pasojë motoçiklisti i moshës 18 vjeçar E.R pëson lëndime trupore, i cili pasi merrr ndihmën e parë  mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj,  dërgohet në QKUK Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, tha Veseli.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori  kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin. 

(Kosova Sot Online)